Azem Shkreli u lind mė 1938, dhe mund tė thuhet, dhe duhet thėnė se, ėshtė mė Shkreli nga Shkrelėt e tij. Qysh nė vitet e gjashtėdhjeta tė shekullit tė kaluar, befasoi me 'Bulėzat', e sidomos 'Karvanin e bardhė'. Pastaj ngjiti shkallėt pėr nė qiellin tonė tė ultė letrarė, gjithnjė duke ngritur krerėt e pullazit, pėrkundėr qortimeve lakmitare dhe pusive tė kritikės sė herėpashershme. Por ai bėri punėn e shkrimtarit, thelloi pėrshtypjen, i dha mendimit kahje tė qartė dhe krijoi identitet tė pakontestuar me fuqinė e fjalės, dhe bėri qė shqipja jonė tė ndihet komode nė metaforat e tij . Nė arkitekturėn e mendimit poetik hapi kadencėn e vet dhe nė fund tė veprės sė vet poetike e trashi fusnotėn me pėrkushtim, e sidomos origjinalitet.
Azem Shkreli vdiq mė 1997 'si me luejt'- lamtumirėn e la tė gėdhendur nė gurė te koka -nėse i duhet ndokujt. Nėse jo, ai as tash e tutje
nuk hidhėrohet nė askėnd.
I tillė ishte Ai.

 

   

 

Mėrgim

Si s'i morrėm netėt
Njerėzit, brigjet, gurėt
Si s'i morėm

Na more
Uri e udhėve, na more

Gjithė ēka mbeti ėshtė
Shkuarje dhe
Gėrrithje pėr tė mbetur

Katėr e njėzetepesė

Nė katėr e njėzetepesė
Mund tė vijnė e tė shkojnė udhėt, mund
Tė lindin fėmijė tė bukur si bari

Nė katėr e njėzet e pesė mund
Tė mbarojė lufta, tė rrjedhė ujė ujėrave
Tė shkruhet libėr, asgjė tė mos pėrsėritet

Mund tė jetė e shtunė pas tėrė njė tė premteje
Vetmi e pritje, mallkim e pritje, njė lumė
Tė heqė dorė nga bifurkacioni

Mund tė dėgjohet muzikė nate, mund tė qash
Mund tė dashurosh dhe tė vdesish si
Asnjėherė tjetėr

Nė katėr e njėzetepesė kur
Flenė meteorėt.

Skicė pėr nekrolog

Kur tė pendohen udhėt
Qiriu kur ta djegė ditėn e vet

Kur tė flerė amshueshėm
Ky varg imi nė njė guacė

Shi kur tė bjerė, kur tė rritet
Fieri, himni i harresės

Kur tė vdesim tė menēur
Pėrjetėsisht kur tė vdesim

Tė bukur qė do tė jemi, o

Lemėza

Frymės m'i bie apo harfės
Erė shėndeti tė luleborės

Thonė dikush tė pėrmend

Kallam qė m'i kėndon
Herė emrit, herė harrimit

Trupin qė ma mbulon me gjeth

Njė vend a ma le nė lemėzėn
E njė pikėllimi tė bukur

Kėngė e turpshme

Sonte
Qava sonte pėr ty
Arbėri

Nuk mė vjen turp
Pse qava
Mė vjen turp pse s'munda
Tė bėj tjetėr

Nga turpi qava

Zbritja nga balada

Thash kėsaj bote tė pėrtokėshme mė mirė arrihet kėmbė
Bukuri e tė gjallėve pėrherė na shėron nga njė dhėmbė

Se si hyri njė lumė e na i ra mespėrmes mendimit

Kėndej unė i vdekshmi kryeneē me tumėn time nė duar
Andej njė natė dycopėsh dhe ti dhe princi yt kaluar

Mirėmbeē koka ime, do tė piqemi pėrtej harrimit

Bisedė me Shkrelėt

Si tė ju kėpus nga bima
ime kėshtu, tė egėr, tė mirė

njėherė do t“ju vė nėpėr rima
me dhunė, tė vdisni pa mėshirė

ndaj mėshirės, as herėn tjetėr
s“do t“lindnim ndryshe, s“ka gjė

ē“na duhet marri e vjetėr
nga e cila nuk vdiset mė

mbi murin e fjalės, mbi barė
mbi gjakun e shtarmė pendim

do t“vini harrimin e parė
tuajin dhe mėkatin tim

dhe nė gjemim tė valės, nėn urė
nė tokė, nė fier, nė tel

nė myshk, nė pushkė, nė gur
nė kokė mė fėshfėrini, Shkrelė

Katėr kėshilla vetes

Mos u bėj poet nėse s“mund tė lindėsh
Me secilin varg, tė lindėsh me secilėn fjalė.

Ngrehu mbi veten nė do t“rrokėsh frerėt e erėrave,
Tė shkelėsh shpėrgajt e mėrisė dhe shtėrgatat e gjakut tėnd.

N“se dashurohesh, dashurohu n“flakė e n“valė,
Jo nė sy tė kaltėr se bėhesh det i ēmendur pendimi.

Mos u bėj poet nėse s“mund tė vdesėsh
Pėr secilin varg, tė vdesėsh pėr secilėn fjalė…